Arbërie Nagavci shpërfill komunat dhe SBASHK’un: Orët të zëvendësohen sipas vendimin të MASHT’it

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, po institson se orët e humbura mësimore në shtator si pasojë e grevës pesë javëshe, duhet të zëvëndësohen sipas vendimit që ka nxjerr MASHT  para disa ditësh.

Kjo është bërë e ditur nga një përgjigje që MASHT i ka kthyer asociacionit të komunave të Kosovës e ku këta të fundit e kanë publikuar letrën.

“Sa i përket propozimit tuaj që kompensimi i 22 ditëve të humbura të bëhet duke shtuar nga 5 orë Brenda javës për çdo nxënës, ju njoftojmë se praktikisht dhe teknikisht është e pamundur të realizohet një gjë e tillë, si nga aspekti pedagogjik, ashtu edhe ai logjistik. Në këtë mënyrë, do të zgjatej dita e punës në shkolla, gjë që do të shkaktonte çrregullime në shkollat që punojnë në dy ndërrime, si dhe do të shkaktohej një barrë shtesë psikologjike e emocionale për fëmijët”, ka thënë Nagavci në përgjigje.

Më 7 tetor, kryetarët e komunave patën kërkuar që orët e mësimit të zëvendësohen çdo ditë duke shtuar orë në fund të ndërrimit. Arsye ishin përmendur se mësimi gjatë pushimeve ngarkon familjet, shton shpenzimet për ngrohje të shkollave e do të kishte telashe me transport publik.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj. Arbërie Nagavci i ka kthyer përgjigje kërkesës së Kryetarëve të Komunave lidhur me formën dhe mënyrën e kompensimit të orëve mësimore të humbura gjatë ditëve të grevës së punonjësve arsimor në Republikën e Kosovës.

Sipas saj, mësimi vazhdon të mbahet sipas kalendarit të MASHTI-it të cilin e kanë publikuar ditë më parë

Në përgjigje ndaj kërkesës së AKK-së, Ministrja Nagavci ndër të tjera thotë:

Sa i përket propozimit tuaj që kompensimi i 22 ditëve të humbura të bëhet duke shtuar nga 5 orë Brenda javës për çdo nxënës, ju njoftojmë se praktikisht dhe teknikisht është e pamundur të realizohet një gjë e tillë, si nga aspekti pedagogjik, ashtu edhe ai logjistik. Në këtë mënyrë, do të zgjatej dita e punës në shkolla, gjë që do të shkaktonte çrregullime në shkollat që punojnë në dy ndërrime, si dhe do të shkaktohej një barrë shtesë psikologjike e emocionale për fëmijët”.

Siç dihet, me datën 7 tetor Kryetarët e Komunave i drejtuan një kërkesë Ministres Nagavci lidhur me formën dhe mënyrën e kompensimit të orëve të humbura gjatë grevës.
“Ne, Kryetarët e Komunave, ndajmë mendimin se kompensimi i orëve të humbura të mësimit, nuk duhet të bëhet ditëve të pushimeve të rregullta (fundjavave), çka nga vlerësimi praktik që kemi bërë si komuna, do të rezultonte e parealizueshme, për faktet si më poshtë:
• Vijimi i mësimit pa ndërprerje gjatë pushimeve do të krijonte ngarkesë për fëmijët dhe familjet e tyre, çka në mënyrë të drejtpërdrejt do të ndikonte në rënie të cilësisë dhe motivit për mësim;
• Do të shtonte shpenzimet për ngrohje dhe mirëmbajtjen e saj, tash kur në këtë kategori shpenzimesh, ato po njohin ritme të larta si kosto, çka dëmton buxhetet komunale. Madje, veprimi në këtë formë, përveç rritjes së kostos financiare për ngrohje, rrit edhe shpenzimin e energjisë elektrike, çka bie ndesh me masat qeveritare për kursimin e energjisë;
• Dihet se funksionimi i ngrohjeve në shkolla, tash e sa kohë është kryekëput i varur nga furnizimi me energji elektrike, andaj mungesa e energjisë elektrike apo reduktimet me orare të gjata, do të pamundësonin funksionimin e sistemit të ngrohjeve në shkolla, rrjedhimisht do të krijonin pamundësinë e zhvillimit normal e të plotë të procesit mësimor;
• Pjesëmarrja e nxënësve në proces mësimor, të cilët përdorin transportin publik si formë transporti, do të shtonte kostot e familjeve të këtyre nxënësve kur tani dihet se edhe në këtë sektor janë rritur çmimet si dhe eventualisht fluksi i ditëve të transportit mund të bëj që kontraktorët të mos jenë në gjendje t’i përmbushin obligimet, e që si pasojë do të mund të ndërpritet transporti i nxënësve që është obligim ligjor;
• Si dhe probleme e sfida të natyrës teknike, organizative të cilat do të vështirësonin e në raste të caktuara të pamundësonin zhvillimin e procesit mësimor, andaj sa më sipër, gjykuar nga kjo situatë.

PROPOZOJMË:

Që kompensimi i orëve të humbura të mësimit për shkak të grevës së përgjithshme në arsim, të bëhet duke i shtuar nga pesë orë pune për çdo nxënës brenda javës në kuptim të ditëve të rregullta të punës, ashtu që do të përballohej më lehtë për të gjithë pjesëmarrësit në proces mësimor si dhe do të garantonte standardet e kërkuara për zhvillimin normal të procesit mësimor, për të cilën janë shprehur pajtues udhëheqësit komunal” – thuhej ndër të tjera në shkresën e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Go to TOP