Shoqata e Prodhuesve të Qumështit zgjedh kryetar të ri

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës të bordit, në të cilën një nga pikat kryesore të rendit të ditës ishte zgjedhja e kryetarit të ri. Kryetari aktual kishte paraqitur dorëheqjen për arsye personale.

Me vendim unanim të anëtarëve të bordit, në pozitën e kryetarit u zgjodh z. Naser Bajraktari.

Shoqata ka falënderuar kryetarin e deritanishëm për punën dhe përkushtimin gjatë mandatit të tij duke vlerësuar mbështetjen dhe kontributin e dhënë në zhvillimin dhe përfaqësimin e sektorit të qumështit në Kosovë.

Po ashtu, është uruar suksesi i kryetarit të ri, z. Bajraktari, në ushtrimin e detyrës dhe në vazhdimin e angazhimeve për forcimin e prodhuesve vendorë dhe avancimin e sektorit të qumështit në vend. /Kosova.info/


Go to TOP