Shoferi në Ferizaj tejkaloi kolonën, gjobitet dhe i pezullohet patenta

Policia në Ferizaj ka ndaluar sot një shofer që ka rrezikuar sigurinë në trafik duke tejkaluar kolonën e automjeteve. Bëhet fjalë për B. S., 41 vjeç, i cili në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, duke drejtuar një veturë Audi me targa vendore, ka kryer kundërvajtje të rëndë në trafik

Policia ka njoftuar se për këtë shkelje, shoferit i ka shqiptuar një gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative në patentë-shofer dhe masën e pezullimit të lejes së drejtimit për 3 muaj.

Policia e Ferizajt apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut, duke kontribuar kështu në sigurinë e përgjithshme rrugore.


Go to TOP