Filmi “Krejt e thirrin Rexhën” fiton çmim në një festival filmi në Itali
Filmi “Krejt e thirrin Rexhën” i regjisorit Ibër Deari është shpërblyer me çmimin për Filmin më të Mirë në kategorinë ‘Meridiana’ të festivalit prestigjioz Bari International Film Festival në Itali.
Kështu ka njoftuar vet regjisori Deari, i cili ka thënë se janë të lumtur dhe krenarë për këtë çmim.
“Kjo kategori është e dedikuar për filma nga vendet e rajonit të Mesdheut dhe përzgjedhja jonë në mesin e veprave të tjera të fuqishme ishte një nder i madh. Faleminderit jurisë, festivalit, publikut dhe të gjithë atyre që besuan në këtë film dhe në zërin që ai përfaqëson. Rroftë kinemaja!”, ka shkruar Deari në Facebook. /Kosova.info/
Prev Post
Komandanti i FSK-së uron Fitër Bajramin
