Shembet dheu në rrugën Klinë – Gjakovë, Policia jep detajet

Në rrugën Klinë- Gjakovë, më saktësisht në fshatin Volljakë ku kanë qenë duke u zhvilluar punimet në rrugë, është shembur dheu.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka njoftuar se rruga është e bllokuar edhe në këto momente, derisa bëri të ditur se nuk ka të lënduar.

“Sot rreth orës 1:20 pas mesnate jemi njoftuar se ku kanë qenë duke u zhvilluar punimet në rrugë Klinë – Gjakovë ka shembje dheu. Edhe në këto momente rruga është e bllokuar por kompania që ka kontratë për rrugën po punon për zhbllokim. Fatmirësisht nuk ka të lënduar”, deklaroi për Klan Kosovën, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Go to TOP