Shefi i EULEX-it dënon sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potoka
Shefi i Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka reaguar pas sulmit me eksploziv në kanalin e Ibër Lepencit në veri.
Ai ka thënë se i bashkohet thirrjes së Ambasadorit të Bashkimit Evropian (BE) në Prishtinë, Aivo Orav i cili ka dënuar këtë sulm.
”Plotësisht jehonë dënimit të fortë të Aivo Orav të sulmit të rëndë të sontëm në kanalin e Ibër Lepencit dhe pasojat e tij të mundshme. EULEX-i është i angazhuar në monitorimin e hetimeve të shpejta: autorët duhet të mbahen përgjegjës”, ka shkruar ai në X. /Kosova.info/
Fully echo @AivoOrav’s strong condemnation of tonight’s serious attack on Ibër Lepenci Canal & its potential repercussions.
— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) November 29, 2024
EULEX is engaged in monitoring swift investigations: perpetrators must be held accountable.