Sekretari i OKB-së kërkon ndaljen e luftimeve në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e ka dënuar bombardimin e një spitali për fëmijë dhe materniteti në Mariupol të Ukrainës, duke e quajtur atë “të tmerrshëm”.

Ukraina akuzoi Rusinë për kryerjen e bombardimeve në objektin mjekësor në kohën sa do të duhej të ishte në fuqi armëpushimi.

Sulmet plagosën të paktën 17 persona dhe nën rrënoja ngecën fëmijë dhe qytetarë të tjerë.

Go to TOP