Sekretari amerikan: Veprimet e Dodikut kërcënojnë stabilitetin e Bosnjës
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka reaguar ndaj veprimeve të presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, duke i cilësuar ato si kërcënim për institucionet e Bosnjë-Hercegovinës dhe për stabilitetin e saj.
Në një postim në platformën X, Rubio theksoi se veprimet e Dodikut po minojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit.
“Veprimet e presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, po minojnë institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës dhe po kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e saj. Kombi ynë inkurajon liderët politikë në Bosnjë dhe Hercegovinë që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm. Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë në rajon që të bashkohen me ne për të kundërshtuar këtë sjellje të rrezikshme dhe destabilizuese”, ka shkruar Rubio.
Veprimet e fundit të Dodikut, përfshirë kërcënimet për shkëputje nga Bosnja dhe Hercegovina, kanë ngritur shqetësime ndërkombëtare. Ambasada e SHBA-së në Sarajevë ka deklaruar se do të kundërshtojë çdo veprim që cenon Marrëveshjen e Dejtonit dhe integritetin territorial të Bosnjë Hercegovinës. /Kosova.info/
The actions of Republika Srpska President Milorad Dodik are undermining Bosnia and Herzegovina's institutions and threatening its security and stability. Our nation encourages political leaders in Bosnia and Herzegovina to engage in constructive and responsible dialogue. We call…
— Secretary Marco Rubio (@SecRubio) March 8, 2025
