Sami Lushtaku i del në mbrojtje Ganimete Musliut, thotë se po nxitet dhunë ndaj saj

Pas kritikav për qëndrimin e saj për ‘fondin e sigurisë, ish-deputeti i PDK-së, Sami Lushtaku i ka dal në mbrojtje deputetes Ganimete Musliu.

Ai në një postim në Facebook tha se se linqimet dhe fyerjet ndaj Musliut janë të papranueshme.

“Shprehja e mendimit të lirë të deputetes Musliu në lidhje me çështje të ndryshme, përfshirë edhe qendrimin e saj për “fondin e sigurisë”, është qëndrim i saj politik për çka duhet të respektohet si i tillë dhe kurrsesi të fillojë një fushatë denigruese ndaj figurës së deputetes Musliu apo kujtdo qoftë që mendon ndryshe”, deklaroi Lushtaku.

Postimi i plotë

Linqimet dhe fyerjet e ditëve të fundit, nga eksponentë të pushtetit por dhe panelistë në debate televizive, me qëllim të nxitjes së dhunës dhe urrejtjes ndaj deputetes Ganimete Musliu, janë të papranueshme.

Shprehja e mendimit të lirë të deputetes Musliu në lidhje me çështje të ndryshme, përfshirë edhe qendrimin e saj për “fondin e sigurisë”, është qëndrim i saj politik për çka duhet të respektohet si i tillë dhe kurrsesi të fillojë një fushatë denigruese ndaj figurës së deputetes Musliu apo kujtdo qoftë që mendon ndryshe!

SL

Go to TOP