Sahiti: Donika Gërvalla urdhëroi për largimin e flamurit të UÇK-së nga Konsullata e Kosovës në Nju-Jork

Shkruan: Lulzim KRASNIQI

Diçka për ministren Gërvalla!

Vendimi juaj për heqjen time nga Shërbimi i Jashtëm bazohet në urrejtje dhe në paranoja.

Me të njëjtën urrejtje, gjatë vizitës suaj në SHBA, në prill të këtij viti, ju keni urdhëruar largimin e flamurit të UÇK-së nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork. Pavarësisht kësaj, atë flamur të shenjtë e kam vendosur në zyrën time gjatë gjithë kohës.

Me largimin tim, ju mund ta largoni atë edhe nga zyra ime, por krenarinë dhe luftën e UÇK-së nuk do të mund ta largoni asnjëherë nga institucionet e Kosovës, meqë UÇK-ja është vetë themeli i këtyre institucioneve.

Go to TOP