Rriten rastet me COVID-19, doktoresha Zogaj: Ata që janë të vaksinuar e kalojnë lehtë

Brenda 24 orëve rastet pozitive me COVID-19 në Kosovë u rritën në trëshifrorë.

341 raste të reja me kornavirus u regjistruan të mërkurën në vendin tonë.

Me këtë rast doktoresha në Klinikën Infektive Arjeta Zogaj,, tha në një intervistë në Edicionin Special në Klan Kosova se personat që e kanë marr vaksinën ani-COVID, e kalojnë shumë më lehtë edhe nëse dalin pozitivë me virusin.

“Pasi që numri është rritur në treshifror brenda ditës, mund që të eskalojë situata, pritet rritje çdo ditë por nëse janë të vaksinuar atëherë kalon shumë shpejt. Kemi raste ambulantore të cilët kanë rezultuar COVID-19 pozitiv, por që kanë pasur fare pak simptoma”- tha Zogaj.

Ajo theksoi se gjatë ditës së sotme në këtë klinikë janë hospitalizuar 10 pacientë.

Zogaj shtoi se shumica janë të moshuar e edhe me sëmundje të tjera kronike.

“Sot në Klinikën Infektive i kemi hospitalizuar 10 pacientë me COVID-19. Përndryshe ata janë edhe me sëmundje të tjera kronike. Janë të moshuar dhe kanë edhe sëmundje të tjera, pra neurologjike, kardiologjike. është edhe një pacientë më i ri por gjendja e tij është stabile” – shtoi Zogaj.

Aktualisht, në Kosovë janë 1 mijë e 5 21 raste aktive me koronavirus.

Go to TOP