Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, Cuvelier
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës, Grégoire Cuvelier.
Duke e vlerësuar lart shërbimin e ambasadorit Cuvelier përgjatë tre vjetëve në Kosovë, kryeministri Kurti e falënderoi atë për bashkëpunimin e mirë dhe kontributin në kultivimin dhe forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella ndërmjet dy shteteve.
Në takim u diskutua për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës, e po ashtu për ekonominë, zhvilimin, rritjen dhe mundësitë për shtim të investimeve në Kosovë.
Duke i uruar suksese në angazhimet e reja, kryeministri Kurti i tha ambasadorit Cuvelier se do të jetë gjithmonë i mirëseardhur në Republikën e Kosovës. /Kosova.info/
