Rukiqi kritikon ashpër Kurtin: Nuk e do as publiken, as privaten – vetëm paranë e mafisë energjetike

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti duke e akuzuar për dështim si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat, dhe për lidhje me atë që ai e quan “mafia energjetike”.

Rukiqi kujtoi një takim të hershëm me Kurtin, kur ky i fundit sapo ishte zgjedhur kryeministër, ku i prezantoi një platformë prej 12 pikash për rritjen ekonomike. “Pasi më dëgjoi, me shumë vetëbesim më tha: ‘Unë e dua publiken, nuk e dua privaten’. Sot është e qartë: ai nuk e do as publiken, as privaten,” deklaroi Rukiqi.

Ai akuzoi kryeministrin për shkatërrimin e diplomacisë, administratës publike dhe përpjekjet për të rrënuar rendin juridik e kushtetues. Në aspektin ekonomik, sipas tij, Kurti ka ndalur dy projekte madhore strategjike – “Kosova e Re” me thëngjill dhe termocentralin me gaz amerikan LNG – ka rritur deficitin mbi 5 miliardë euro, ka nxitur rritjen e çmimeve dhe ka dëmtuar bizneset me vendime e politika të gabuara.

“Në fund, një gjë e ka dëshmuar se e do shumë, jashtë publikes e privates: paranë e mafisë energjetike,” përfundoi Rukiqi. /Kosova.info/


Go to TOP