Rukiqi: Inflacioni nga rritja e çmimeve të energjisë po godet ekonominë si një vrasës i heshtur
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar pas rritjes së çmimeve të energjisë elektrike dhe ndikimeve zinxhir në çmimet e produkteve të tjera bazike.
Në një postim me shkas nga kjo situatë, Rukiqi ka cituar ish-presidentin amerikan Ronald Reagan duke theksuar seriozitetin e pasojave që inflacioni po shkakton në ekonomi dhe në jetën e qytetarëve:
“Inflacioni godet me egërsinë e një grabitësi, mbjell frikë si një hajn i armatosur dhe shkatërron jetët me ftohtësinë e një vrasësi me pagesë,” ka shkruar Rukiqi duke nënvizuar rrezikun që paraqet mungesa e kontrollit mbi çmimet.
Ai ka paralajmëruar se rritja e vazhdueshme e kostos së energjisë elektrike do të ketë efekte të rënda në të gjitha sektorët ekonomikë duke shtuar presionin mbi buxhetet familjare dhe duke ngadalësuar rritjen ekonomike. /Kosova.info/
