“Rruga e arsimit shqip” e hapur në shtëpinë e Mehmet Herticës

Me rastin e 30-vjetorit të zhvillimit të mësimit nëpër shtëpitë-shkolla, në atë të Mehmet Herticës në Vranjevc u hap këtë javë ekspozita “Rruga e arsimit shqip”.

Dhjetëra fotografitë e ekspozuara sipas autorit, i takojnë periudhave të ndryshme të asaj kohe.

Për një ish-nxënëse të atij sistemi, ekspozitat e tilla duhet bërë më shpesh. E këtë të diel, ato i vizitoi edhe një grup turistësh gjermanë, që u impresionuan nga veprat artistike.

Fotografitë do të jenë të qasshme për të interesuarit deri në fund të muajit, kur edhe përfundon Manifesta Bienale.

Go to TOP