Rritje e ndjeshme e rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 379 raste të reja nga 5339 testime të kryera, që shënon rritje të ndjeshme në krahasim me dje, kur u regjistruan 274 raste.

Në 24 orët e fundit ka vdekur një qytetar 79 vjeçar nga Elbasani, ndërkohë që janë shëruar 39 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,588 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht janë 2,091 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 38 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeçare të vaksinohen sa më parë.

“Muaji gusht do të jetë i hapur për vaksinimin antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, thuhet në njoftimin e tyre.

Statistika (13 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         379
Të shëruar në 24 orë       39
Të shtruar në spitale       38
Humbje jete në 24 orë     1
Testime ditore                 5,339

Testime totale             952,866
Raste pozitive             135,140
Raste të shëruara       130,588
Raste Aktive                    2,091
Humbje jete                     2,461

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             767
Shkodër          271
Fier                  215
Vlorë               194
Elbasan           161
Lezhë              129
Durrës             122
Berat               71
Gjirokastër       58
Kukës              43
Korçë               40
Dibër                 19

Go to TOP