RRI N’SHPI !

Shkruan: Hafir HOXHA

Ftoj të gjith ata djem të rinjë shqiptar kudo që gjinden, në vendëlindje , perendim dhe çfar do lloj profesioni që kan që MOS TË UDHËTOJN NË LUFTË mes Rusisë dhe Ukraines .
Shtetit dhe institucioneve tona nuk u takon me bër këtë thirrje , andaj e bëjm ne që kemi njohuri në këto punë dhe askush nuk ka pasoja !

Duke i percjell aktualitetet luftarake mes Rusisë dhe Ukraines të kjart e kemi se Rusia ka ber invazion , sulm, okupim , luft të pa drejtë ndaj Ukraines.
E ter bota demokratike moralisht është në anën e Ukraines.
Shum shtete kan ofruar ndihma te ndryshne nder të tjerash edhe armatim dhe municion për Ukrainen , por asnje shtet deri më tani nuk ka dergue forca udhtaraje në atë luftë .
As forcat e NATO -s nuk jan kyq drejt për se drejti në luftë .
Ukraina ka 41 milion banorë , vetëm qyteti i Kieves ka 2,9 milion banorë , e ka diasporen mjaft të fuqishme , jan mirë të organizuar në luftë si ushtria po ashtu mbrojtja civile dhe strukturat tjera të siguris dhe vet qytetarët .

Kan ber thirrje për luftëtar nga e ter bota por për momentin nuk kan armë në Ukrainë që rrin në depo , prandaj kan ushtar e luftetar mjaftueshëm.

Ne shqiptarët jemi vend i vogël, ende jo stabil as në politikë e as në ekonomi e në siguri, mundet me pas provokime dhe rreziqe edhe në trojet tona prandaj nuk kemi nevoj as arsye me shkue me luftue gjtiu por të qendrojm në vendin tonë të jem gati për nevojat tona eventuale të vendit ton.

Edhe po të shkonin atje personslisht do të jet numer shum i vogël dhe asgje nuk mundemi të i ndihmojm asaj lufte , rreziku eshte teper i madhë atje prandaj mendoni mirë DHE RRINI NË SHTËPI , secili i del zot vendit të vet …
Mjafton mbeshtetja morale dhe politike dhe I dhan institucionet tona Ukraines .
As nje fishek e as nje konzerv e as nje fjali , mbeshtetje morale nuk kemi pas nga Ukraina gjat luftes tonë 1998/1999 !

Sot Rusia i ka acarue raportet me Kroacia pikerisht me akuza se kan shkuar kroatet ne ndihme Ukraines ku Kroacia e mohon ate akuz Ruse !

Go to TOP