40 sekonda nga fronti i Harkivit

Shkruan: Ilir IKONOMI

Një kolonë e tërë ruse e shkatërruar tregon se fundi i Putinit në Ukrainë është i vulosur.

Rusët nuk e njohin vendin dhe tanket e tyre përfundojnë në pritat e ukrainasve. Jo vetëm tanke por edhe raketahedhës që kushtojnë miliona përfundojnë në baltrat e fshatrave tani që dëbora po shkrin.

Gjeneralët rusë që duken si mumie në takimet me Putinin, nuk kanë asnjë strategji fituese dhe dinë vetëm të shkatërrojnë qytete.

Por edhe në ato qyteza ku rusët kanë mundur të hyjnë, ata nuk i do askush, banorët po protestojnë pa frikë kundër ushtarëve që duken si të paralizuar.

Janë pa fund videot e ushtarëve rusë që flasin me mamatë për tu thënë se janë kapur.

Në botën e mediave sociale imazhe të tilla kapitullimi i kushtojnë Putinit më shumë se sa tanket dhe raketat.

Një autokolonë e gjatë që është nisur drejt Kievit ka ngecur dhe është më se e sigurt që po vëzhgohet minutë pas minute nga satelitët amerikanë të NATO-s.

Disa ish gjeneralë në ShBA thonë se autokolonës po i mungojnë furnizimet me naftë dhe me ushqime. Morali po bie.

A do ketë edhe ajo fatin e konvojit që shohim të shkatërruar në këtë video?

Go to TOP