Luta kot i mbajti zhagun Lumirit, shpërblimin e mori Vjosa!

Shkruan: Florim ZEQA

I vetmi anëtar i gardës së vjetër në LDK, z. Lutfi Haziri, si nënkryetar i partisë, edhe pse ia mbajti për një kohë të gjatë “zhagun” Lumirit, vendin e tij e zuri parashutistja dhe e dalldisura pas pushtetit, Vjosa Osmani!

Pafytyrësia e Vjosës, dëshmi e turpit dhe marrëzisë në LDK

Vjosa dhe Lumiri janë treguesi më i mirë i kapjes së LDK-së nga klani sorosian, të cilët po bëjnë plojë në LDK, derisa ta zhbëjnë përfundimisht nga skena politike këtë subjekt të traditës demokratike!

Vrapi i Vjosës pas postit të presidentit të kujton atë thënien e moçme popullore të “vrapimit të dhelprës pas k…..e të dashit”!

“Dashi”, në kuptimin më pozitiv të mundshëm, më i forti i politikës kosovare, Albin Kurti, do ta bënte gabimin më fatal të mundshëm për shtetin sikur ta rikthente Vjosa Osmanin në postin e presidentes!

Shihet qartazi se Lumiri, pa pyetur njeri në LDK, e ktheu Vjosa Osmanin, duke e bërë edhe bartëse të listës zgjedhore! Pa pyetur njeri, e mori të dalldisurën pas pushtetit në takim me Kurtin, në kundërshtim me vullnetin e Kryesisë Qendrore, duke anashkaluar figurën e vetme rugoviane, bashkëpunëtorin e Ibrahim Rugovës, nënkryetarin e LDK-së, z. Lutfi Haziri!

Mbase kjo do të jetë goditja fatale për LDK-në!

Më në fund i erdhi dita edhe Albin Kurtit që, përmes Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit, ta shkoklojë LDK-në si kokrrat e misrit!

Siç dihet, kokrrat i hanë pulat e kojshisë, kurse boqa mbetet në dorën e zot’të shtëpisë rugoviane, nënkryetarit Lutfi Haziri!

Lutë, “ne ljuti se čoveče, igraj besplatno na srušenje LDK-a!”

I kërkoj falje opinionit publik për thënien e mësipërme, por ky është një realitet i hidhur në LDK, pasi Lutfi Hazi, me (pa) dëshirën e tij, është kthyer në rrënues të LDK-së rugoviane!

Për shkak se përgjegjësia nuk është vetëm e Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit në rrënimin e LDK-së! Përgjegjësia është e të gjitha strukturave të saj, duke filluar nga nënkryetari Haziri, të cilët, me mosveprimet, heshtjen ose mbështetjen e tyre ndaj Lumirit dhe Vjosës, janë bërë bashkëpjesëmarrës në rrënimin e LDK-së!

Duke e mundësuar procesin e shkatërrimit, mbajnë përgjegjësi historike për ndarjen fatale të LDK-së!

Logjika e thjeshtë e tregon se, kur një strukturë politike vendos ta ngrejë dikë në krye të saj pa asnjë meritë, ajo merr përsipër barrën e rezultateve dhe të dështimeve njëkohësisht!


Go to TOP