Urrejtja ndaj UÇK-së nga pjella jugosllave dhe serbe!

Shkruan: Behxhet ShALA

Rikthimi i historisë:

Pjella jugosllave dhe serbe, në krye me projugosllavin patologjik, Veton Surroin, ka kaluar në një sulm brutal kundër çdo vlere kombëtare dhe proceseve që kanë përfunduar me pavarësinë e Kosovës. Kjo mbetje jugosllave ka jetuar mirë në kohën e kriminelëve Tito dhe Millosheviq, madje ka qenë i propozuar dhe i preferuari i Millosheviqit për KM të Kosovës dhe Metohisë. Konsiderohet si përfituesi më i madh i luftës, ndonëse nuk ka lënë të zezë pa shkruar kundër komandantëve të luftës në përgjithësi, ndërsa kundër Hashim Thaçit në veçanti.

Në pordhët nga Qerreti, që i nxirrte në letër kinse si romane, sulmi ndaj Hashim Thaçit u konkretizua si “Këmbët e Gjarprit”, të cilin, në kohë rekorde, e përktheu në gjuhën serbe, gjuha e tij amtare politike, si ambalazhim i jashtëm që ia mbështillte mendësinë jugosllave dhe serbe.

Veton Surroi ishte ai që, në mediumin privat, botërisht e pushkatoi Bacën Adem Demaçin, shkaku se Baca nuk e pranoi ofertën e Robin Cook për Rambujenë, që parashihte vetëm autonomi dhe në asnjë rast pavarësi. Titulli kriminal i kriminelit parapolitik Surroi ishte: “Adem Demaçi kundër tërë botës…”.

Për Drenicën dhe drenicakët kishte qëndrim shpotitës dhe nënçmues, nga pozita e një racisti bastard. Hashim Thaçi asnjëherë nuk ia la mundësinë të bëjë karrierë politike, gjë që nuk e pengoi të bëjë pasuri të madhe duke u shndërruar në një oligark brutal dhe provincial.

Pa asnjë skrupull moral dhe me mungesë respekti minimal për sakrifikuesit dhe vlerat kombëtare, nuk lë rast pa i sulmuar, nga pozita e një demokracie dhe qytetarie jugosllave e antikombëtare.

Fillimisht, si një kundërshtar i Kurthit, për interesa materiale, në radhë të parë u shndërrua në kerber të Kurthit, si këshilltar i tij duke ia futur, si vezë të qyqes, llaskucin Bajrami për ambasador në Bruksel dhe vajzën, si alfa dhe omega në kabinetin e Kurthit. Llaskucin Agron Bajrami e ka dërguar ambasador në Bruksel për t’i siguruar informatat e para për vete, para se të shkojnë në tavolinën e Kurthit. Së voni, po këtë llaskuc e ka emëruar “besnikbislim” për “bisedime” me Serbinë.

Nëse i analizoni “mysafirët” që i thërret Surroi në podkastin “Pordhë dhe Pikë”, atëherë e kuptoni qartë misionin që e ka: të luftojë kundër çdo gjëje kombëtare dhe personaliteteve historike e politike. Po i jep vetes të drejtë ta “rregullojë” edhe Shqipërinë, shkaku i inferioritetit ndaj Edi Ramës.

Të njëjtat simptoma i ka edhe Albin Kurthi, i varur nga Surroi, që e ka mbërthyer me tentakulat e tij, brenda dhe jashtë.

Veton Surroi, nga pozita e një rishkruesi të historisë, sulmoi edhe demonstratat e vitit 1981 si të dëmshme dhe të panevojshme. Vetëm sa nuk tha se janë organizuar nga Jugosllavia dhe Serbia.

Tash mundohet që Konferencën e Bunjajt ta bëjë pikënisje dhe pikësynim të pavarësisë së Kosovës duke bërë përpjekje ta margjinalizojë luftën çlirimtare të UÇK-së, pa të cilën, pa asnjë dyshim, nuk do të kishte liri, çlirim dhe pavarësi të Kosovës!

Konferencën e Bunjajt e rikthen shkaku i Fadil Hoxhës, që është familjar i Surroit, ndonëse, pa u bërë një javë, pikërisht Fadil Hoxha ishte distancuar për faktin se: “Kemi marrë kritika nga shokët jugosllavë për këtë vendim të ngutshëm…”.

Veton Surroi, bashkë me Albin Kurthin, po përpiqen ta shkruajnë një histori me shumë Jugosllavi e aspak UÇK dhe luftë çlirimtare! Kanë mungesë protagonizmi historik, kombëtar dhe moral, prandaj e duan një Kosovë ku Veton Surroi do të zgjidhej KM i Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë duke e çuar në vend amanetin e Sllobodan Millosheviqit, kurse Kurthi të shpallet Neroni i të gjithë shqiptarëve.

Po të bëhej një përditësim i veprimeve antikombëtare të Surroit, romani “Lufta dhe Paqja” do të mbetej thjesht një doracak.

Forcat patriotike, që kanë lënë asht e rrasht për këtë vend, duhet të organizohen gjithmonë në mbrojtje të asaj për të cilën kanë bërë sakrificë sublime, kundër horrave, mendësisë jugosllave dhe sajbërzagarëve të Albin Kurthit. Nuk ka tjetër mundësi për ta ruajtur higjienën kombëtare!

Shkatërrimi i institucioneve:

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve me vota të blera, Kurthi, urdhërues dhe zbatues i blerjes së votave me taksat tona, i thirri PDK-në, LDK-në dhe, kësaj radhe, edhe AAK-në, kinse për ndërtim të institucioneve, që nënkupton ta zgjedhin një president/e sipas rregullave antikombëtare të Kurthit.

AAK-në, në zgjedhjet paraprake, e pati injoruar fare, kurse, në të njëjtën kohë, pati organizuar një fushatë linçuese kundër familjeve Jashari dhe Haradinaj, kundër udhëheqësve të luftës dhe të paqes që po mbahen si pengje në Hagë, kundër partive opozitare dhe shoqërisë civile, kundër Edi Ramës dhe Shqipërisë, kundër Gjykatës Kushtetuese, Prokurorisë së Shtetit dhe Gjyqësorit, derisa i kapi brutalisht.

Sulmi që e bëri kundër kryeprokurorit të Shtetit, B. Isufaj, është kulmi i një arrogance të mohimit të rendit dhe sigurisë juridike. Arbitrariteti i tij brutal në ndërhyrjen në konkursin për kryeprokurorin e shtetit e identifikon si dhunues të pashembullt të institucionit të konkursit dhe të barazisë para ligjit.

AAK-ja veproi shumë parimisht që nuk pranoi shantazhet antikombëtare të Kurthit, kurse PDK-ja u tregua shumë korrekte kur, pas deklarimit, tha se: “Ne do të jemi në opozitë, por i dëshirojmë sukses Kurthit me partitë tjera…”.

LDK-ja është më e cenueshmja, përkatësisht i delegjitimuari Lumir Abdixhiku, prandaj, për ta rehatuar veten dhe shkatërruesen e LDK-së, Vjosa Osmani, hyjnë në çdo kombinim me Kurthin. Këtu është shansa e Kurthit!

Një parti që ka vetëm pak parime kombëtare, në asnjë rrethanë nuk hyn në koalicion me Kurthin dhe LVV-në, që gjatë kohës sa ishin në opozitë nuk kanë lënë të zezë pa i bërë këtij vendi. Tash, në pozitë, po ia bëjnë edhe më keq.

Kurthi nuk do bashkëpunim, do sundim, rënie në gjunjë para personalitetit prej autokrati dhe diktatori. Prandaj e pëlqen dhe e mbron Abdixhikun!

Politika antikombëtare e Kurthit dhe projugosllave e Surroit, me shpurën përcjellëse të zagarëve, ka krijuar një klimë të urrejtjes kundër UÇK-së dhe luftës çlirimtare, prandaj nuk shkon një ditë e lume pa fyer luftëtarë të UÇK-së dhe pa dëmtuar shtatore, pllaka përkujtimore, përmendore, gurë mbi varre dhe memoriale që kanë të bëjnë me luftën e UÇK-së dhe heronjtë e kombit.

Pisa jugosllavë, bastardë shqipfolës!


Go to TOP