Rrëmbehet një person në Viti: Grabitësit kërkojnë 1 mijë euro për lirimin e tij

Dy persona janë arrestuar në Viti nën dyshimin për rrëmbimin e një personi.

Të njëjtit dyshohet se ka kryer veprën e cekur duke mashtruar viktimën mashkull kosovar përmes rrjeteve sociale, se do i sjellin një dhuratë në shtëpi.

Të dyshuarit pasi kanë shkuar në shtëpinë e viktimës, të njëjtin e ka rrëmbyer duke e futur në veturë dhe e kanë dërguar në Prishtinë, ndërsa në këmbim të lirimit të tij, nga shokët e viktimës kanë kërkuar para të gatshme në vlerë 1000 euro.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. 

Go to TOP