Rozeta Hajdari përplaset me autorin gjatë promovimit të një libri, lëshon sallën

Ish-ministrja dhe anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Rozeta Hajdari është përplasur me autorin gjatë promovimit të një libri.

Nga pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihet se Hajdari ka lëshuar sallën pas përplasjes me autorin Korab Blakaj.

“Që Kisha katolike po sulmon heronjtë tanë, po sulmon Skenderbeun, duhet ta argumentosh z.Blakaj, këtë po e bëj thirrje, argumentoje. Për krejt çka mendon për kryeministrin, unë nuk jam ardhë me mbrojtë kryeministrin, por me të thënë mos përgjithësi, faleminderit edhe kështu.

U ndjeva fort e ofenduar, unë ndihem si shqiptare ma së pari, është e rëndë të thuhet se Kisha Katolike e ka ofendu Skenderbeun. Lëvizja e Deqanit s’ka lidhje me shqiptari o zotëri. As nuk ka lidhje me Kishën Katolike.

Njerëzit janë të lirë, ku duan të pagëzohen i pret Kisha, por duhet të jenë të përgatitur për Kishën”, ka thënë ajo, para se të dilte nga salla.


Go to TOP