Ministrja Bogujevci, priti sot në takim tenorin e njohur Kastriot Tusha

Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, priti sot në takim tenorin e njohur shqiptar Kastriot Tusha.

“Bashkë folën për rrugëtimin e tij artistik, karrierën e gjatë në skenën muzikore dhe kontributin e tij në promovimin e muzikës shqiptare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për angazhimet dhe projektet e tij aktuale. Ministrja e njoftoi për punët që po bëhen në fushën e kulturës, ndërsa e përgëzoi për punën dhe kontributin e deritanishëm dhe i uroi shëndet e suksese të mëtejshme në krijimtarinë e tij artistike”, njofton Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Go to TOP