Ronaldo mungon në ndeshjen hapëse në Champions League të Azisë
Cristiano Ronaldo është diagnostikuar me një infeksion viral dhe nuk do të marrë pjesë në ndeshjen hapëse të Champions League të Azisë që Al Nassr e luan kundër Al Shorta të Irakut.
Lajmi është konfirmuar nga klubi i tij përmes një deklarate në platformën X.
“Kapiteni i Al Nassr, Cristiano Ronaldo, nuk është ndjerë mirë sot dhe është diagnostikuar me një infeksion viral”, ka theksuar klubi saudit. “Mjeku i ekipit konfirmoi se ai ka nevojë për pushim dhe duhet të qëndrojë në shtëpi. Si rezultat, ai nuk do të udhëtojë me ekipin në Irak sot. I urojmë kapitenit tonë shërim të shpejtë.”
Pavarësisht mungesës së Ronaldos për ndeshjen hapëse të së hënës në Bagdad, Al Hilal do të ketë ende në dispozicion lojtarë si Sadio Mane, Aymeric Laporte dhe Marcelo Brozovic.