Rohde: Agjenda ndryshon nëse Kosova merr vendim të guximshëm

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se agjenda e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës mund të ndryshohet edhe në minutën e fundit. Por, për të ndodhur kjo sipas tij Kosova duhet të marrë një vendim të guximshëm.

Deri më tash çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk është futur në agjendën e mbledhjes së 17 majit.

“Agjenda për mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës mund të ndryshohet edhe në minutën e fundit. Por, sa më shpejt që Kosova të marrë një vendim të guximshëm, aq më realiste është  arritja e 2/3 së shumicës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës!”, ka shkruar Rohde në platformën X, duke ndarë një pjesë të një interviste për A2 CNN, e cila do ta transmetohet sonte në mbrëmje. /Kosova.info/

Go to TOP