Rita Ora dhe bashkëshorti i saj me një fotosesion të mrekullueshëm

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, e konfirmuan në janar të këtij viti se e kanë kurorëzuar lidhjen e tyre.

Dhe të sapomartuarit kënaqën sytë e adhuruesve të tyre me një fotosesion të realizuar për “Vogue Australia” për këtë muaj.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare dukej e mahnitshme në të gjitha fotografitë, që i pati me veshje të ndryshme.

Një veçanti e këtij fotosesioni ishte momenti kur Ora ia preu flokët Waititit, shkruan Dailymail.

Go to TOP