Rikthimi i protestave: Rama heq kërpudhën nga kryeministria

Frika e protestës së Berishës e ka detyruar kryeministrin Rama të urdhërojë shkuljen e instalacionit të kërpudhës nga oborri i kryeministrisë. Bashkë me blindimin e portës kryesore dhe përforcimin e markizës mbi të forcat e sigurisë kanë hequr edhe verprën e autorit Carsten Holler.

E gjithë kryeministria ishte e rrethuar me polici, vetura të uniformave blu dhe furgonë të blinduar.  Rreth 2000 forca policie jane aty për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të protestës kundër presidentit serb Vuçiç, ndërkohë, që bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur flamujt e Maqedonisë së Veriut dhe të  Serbisë.

Gjatë protestave të PD-së në shkurtit 2019 u shkatërrua kërpudha simbol në oborrin e kryeministrisë, vepër e artistit të preferuar të Ramës Carsten Holler. Në pamundësi për të hyrë brenda godinës manifestuesit e shkallm atë në 17 shkurt.

 
Kryeministri Edi Rama reagoi atehere në Twitter: “KEPURDHA – Vepër e Carsten Holler, pjesë e një cikli të ekspozuar në disa muze,dhuruar Kryeministrisë pas një vizite në vendin tonë, që e ktheu artistin e famshëm bashkëkohor në një ambasador të Shqipërisë e shqiptarëve. Ndjesë Carsten,kjo s’është Shqipëria këta s’janë shqiptarët?, shkruajti Rama.

Por kur Basha u shndërrua në zjarrfikës protestash pas qershorit 2019, kërpudha u rivendos sërish në korrik 2020. Përpos imponimit të shijeve të tij artistike ky veprim u interpretua si simbolik nga ana e kryeministrit: Ai shprehte njëkohësisht triumfin e vendosjes së normalitetit dhe mposhtjen e manifestimeve të dhunshme kundër regjimit të tij.

Vepra e Carsten Hollerit dhe markiza e Phillipe Parrenos u shfaqën më pas për të shkruar fillimin e një politike të re, kur e bukura do të mbizotëronte mbi krimin, vjedhjen dhe abuzimet.

Rreth një vit e gjysëm më parë, kryeministri Rama gjatë një forumi në Salzburg ka rrëfyer dhe bisedën telefonike që ka patur me autorin e kësaj vepre, Carsten Höller, ky i fundit i ka propozuar që ta ndërtojë 25 % më të lartë “Kërpudhën”.

Isha shumë i lumtur kur Carsten Höller më mori në telefon pas një muaji dhe më tha: “Kam një ide fantastike”. Sepse i thashë “duhet ta bëjmë prapë”. “Do e bëjmë prapë, por duhet ta ngremë 25% më lart, që kushdo që e prek ta dijë se do kthehet më e lartë. Kjo do i pengojë njerëzit që ta prishin kërpudhën, por nëse ia dalin, kërpudha do rritet”.

Tani kur protestat i thërret jo më Basha por Berisha, Rama është detyruar ta shkulë sërisht për ta mbrojtur kërpudhën.

Go to TOP