Rikthimi i Lukakut në Inter nga Chelsea përballet me ‘vështirësi’

Drejtori ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta, ka deklaruar se ka ende “vështirësi” për t’u kapërcyer në rikthimin e propozuar të Romelu Lukakut në San Siro nga Chelsea, pa arritur ende një marrëveshje.

Një marrëveshje huazimi është duke u diskutuar, ndërsa Goal mund të konfirmojë, por Interi nuk po merr asgjë si të mirëqenë në ndjekje të sulmuesit belg që i ndihmoi ata të arrinin të fitojnë titullin në Serie A në sezonin 2020-21.

The Blues p[o kërkojnë dhjetë milionë euro për huazim dhe bonuse, derisa të gjitha pagat të paguhen nga Nerazzurët.

Interi nuk po ofron më shumë se shtatë milionë euro dhe bonuse për huazimin e Lukakut, gjersa është pajtuar t’i paguajë pagat e tij për një sezon.

Diçka që bëhet e sigurt nga mediat në ishull është se skuadra italiane nuk dëshiron ta përfshijë në marrëveshje blerjen e detyruar të lojtarit.

Andaj, Chelsea po insiston që të ketë mbi dhjetë milionë euro për ta lejuar belgun të kalojë në huazim te ish-skuadra e tij. 

Go to TOP