“Respekt për Bukuroshen”, kjo është Mejreme Hajdaraj që e bëri horë Lulzim Hetemin e Leposaviqit

Mjaftoi një postim i fotografisë së modeles kosovare Mejreme Hajdaraj, që kryetari i Leposaviçit të bëhet ‘horë’. Edhe pse tensionet në veri kanë nisur tash e sa ditë, mendjen nga modelingu Lulzim Hetemit ia mori Hajdaraj.

I njëjti ka komentuar në një fotografi të modeles duke e quajtur ‘bukuroshe’.

Por, kush është Mejreme Hajdaraj?

Mejreme Hajdaraj është 22 vjeçarja nga Drenasi e cila ka korrur disa suksese në fushën e modelizmit. Ajo ka fituar çmim në “Miss Elite World 2023”, ceremoni kjo e mbajtur në Egjipt.

E njëjta pasionin e saj për pasarelat e filloi në vitin 2016-të, pra atëkohë vetëm 15 vjeçare.

Duke qenë pjesë e shumë konkurseve të bukurisë ajo shpesh është shprehur se ka pasur mundësi të njoh më shumë kultura dhe ta tregojë talentin e saj më shumë.

22 vjeçarja ka fituar disa kurora të bukurisë, ajo është fituese edhe e çmimit ‘Miss Globe Kosovo 2022’ dhe ‘Mis Grande Kosovo 2021’..

Mejremja e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, e ndau gëzimin e saj të fitores në ‘Miss Elite World 2023’ përmes një shkrimi të gjatë në rrjetin social Instagram.r

“Në mesin e shumë shteteve të botës që u bashkuam për të konkurruar në event botëror në Somabay-Egypt. Pas një pune të palodhshme dhe duke mos hequr kurrë dorë fitova ‘Miss Elite World 2023’. Faleminderit të gjithë atyre që më përkrahën, më zgjodhën dhe besuan në mua. Faleminderit Stefano dhe Miss Elite, Faleminderit jurisë dhe publikut. Faleminderit ‘Miss Shqiperia’, faleminderit ‘Lense Production’, faleminderit familjes që më përkrahën dhe miqve po ashtu. Mbi të gjitha Faleminderit Kosovë, kurora ime është për të gjithë ju. Shpresoj t’ju bëj krenar”, ka shkruar ajo.

Bukuroshja koosvare e cila aktualisht është e ndjekur nga mbi 40 mijë ndjekës në Instagram, ndan shpesh me ndjekësit imazhe të ndryshme nga paraqitjet e saj në konkurset e bukurisë, në të cilat ka shkëlqyer gjithmonë.

Foto: Mejreme Hajdaraj/Instagram
Foto: Mejreme Hajdaraj/Instagram
Foto: Mejreme Hajdaraj/Instagram
Foto: Mejreme Hajdaraj/Instagram
Foto: Mejreme Hajdaraj/Instagram
Foto: Mejreme Hajdaraj/Instagram
Foto: Mejreme Hajdaraj/Instagram
Go to TOP