Reshjet e borës, Policia apel për kujdes gjatë vozitjes

Policia e Kosovës ka apeluar ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes, tashmë kur kanë filluar reshjet e borës në vend. 

Policia e Kosovë në një postim në Facebook bën të ditura se sa i nevojitet automjeteve të ndalen rrugët janë të mbuluar me borë, ngrica. 

Lexoni të plotë njoftimin e Policisë: 

“APEL – kujdes gjatë ngasjes së automjetit   

Distanca e ndaljes së automjetit i cili lëviz me shpejtësi 50km/h në varësi të kushteve klimatike 

Kur ju lëvizni me mjetin tuaj me shpejtësinë prej  50 km/h! 

Sa duhet të jetë distanca në mes të automjeteve ose sa sekonda duhet të jesh larg automjetit që ke për para? 

Automjeti i cili lëviz në rrugë të terur i nevojitet më shumë se 35 metra apo më shumë se 2.5 sec për t’u ndalur! 

Automjeti i cili lëviz në rrugë të lagur i nevojitet më shumë se 40 metra apo më shumë se 2.9 sec për t’u ndalur! 

Automjeti i cili lëviz në rrugë të mbuluar me borë i nevojitet më shumë se 55 metra apo më shumë se 3.7 sec për t’u ndalur! 

Automjeti i cili lëviz në rrugë me ngrica i nevojitet më shumë se 87 metra apo më shumë se 6.3 sec për t’u ndalur!”. 

Go to TOP