Reshjet dhe stuhitë vërshojnë vendin

Moti i ligë ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit. Në disa pjesë përveç reshjeve dhe breshëri janë shënuar stuhi sidomos në pjesën jug perëndimore.

Sipas të dhënave në dy orët e ardhshme do të ketë reshje të theksuara lokale me bubullima dhe erëra të forta. 

Sipas meteorologëve, moti në javën e fundit të qershorit do të jetë shumë i paqëndrueshëm, sërish me paraqitje të shtrëngatave me reshje të forta, breshër dhe erëra të stuhishme.

Një pjesë e qytetit të Prishtinës është zbardhur nga reshjet e dendura, ndërsa rrugët kanë filluar të stërmbushen me ujë. /Kosova.info/

Go to TOP