Aksident trafiku në Mitrovicë, vdes motoçiklisti

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 16:40 është shkaktuar një aksident trafiku me pasojë fataliteti në dalje të Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq.

“Në aksident janë përfshirë tri automjete; një veturë, një kamionetë dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën motoçiklisti”, njofton Policia e Kosovës.

Ndërsa lëndime, sipas njoftimit, ka pësuar edhe një person tjetër i cili po trajtohet ne Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP