Rekomandohet suspendimi i një zyrtari policor, dyshohet për kanosje

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor, i angazhuar me detyrë në Prizren.

Në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka, tha se zyrtari policor dyshohet për veprën penale “Kanosje”.

“Veprimet tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe koordinimin me prokurorinë kompetente”, tha Beka.

Go to TOP