Rashiti: Në vitin 2025 nuk arsyetohet emërimi i partiakëve e jo-kompetentëve në administratë

Analisti politik Naim Rashiti ka kritikuar ashpër praktikën e emërimeve partiake dhe të personave jo-kompetentë në administratën publike dhe pozitat menaxheriale në Kosovë.

Ai theksoi se, ndonëse në vitet pas pavarësisë ka pasur emërime politike dhe nepotike për shkak të mungesës së kuadrove në sistem, kjo nuk mund të shërbejë si arsyetim në vitin 2025.

Sipas tij, kjo situatë është bërë e mundur përmes ndryshimeve ligjore që bien ndesh me vlerat dhe kriteret e karrierës.

“Logjika e shëndoshë do të thoshte se qeveritë në vitin 2025 do të qeverisnin shumë më mirë sesa në vitet 2010, 2012, 2016, 2018, 2020 e tutje. Qeverisja dhe llogaridhënia do të ishte dashur të avancohej nga një qeveri te tjetra. Kjo do të ishte përparim”, u shpreh Rashiti. /Kosova.info/


Go to TOP