Rashiq ende nuk e di nëse do të kandidojë sërish për nënkryetar të Kuvendit

Deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, nuk e di ende nëse do të garojë sërish për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se kjo varet nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili do të publikohet së shpejti.

Në një intervistë për RTV21, Rashiq ka thënë se nëse gjykata thotë se propozimi i takon vetëm Listes Serbe, ai do të tërhiqet.

“Nëse Gjykata Kushtetuese ma mundëson që kam të drejtë të kandidojë, unë besoj që do të jem kandidati. Por nëse Gjykata Kushtetuese thotë ekskluzivisht vetëm partia më e madhe serbe mund ta kandidojë një kandidat atëherë unë besoj që në atë rast do të tërhiqem prej garës, e pranoj vendimin e Gjykatës.”, ka thënë Rashiq.


Go to TOP