Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Raporti i BQK-së: Eksportet e Kosovës në rënie, deficiti tregtar arrin në 3.29 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës së fundmi ka publikuar bilancin e pagesave për muajin shtator 2023.

Sipas BQK-së, eksportet e mallrave të Kosovës u ulën ndjeshëm këtë vit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Eksporti për këtë periudhë është zvogëluar për 7.2 për qind dhe shënoi vlerën 645.5 milionë euro deri në shtator.

“Eksporti për këtë periudhë është zvogëluar  për 7.2% dhe shënoi vlerën 645.5 milionë euro (695.5 milionë euro ishte deri në shtator 2022). Ndërsa, importi i mallrave shënoi rritje të lehtë prej 2.6% duke arritur vlerën  3,935.6 milion euro (3,835.3 milion euro ishte deri në shtator 2022)”, ka njoftuar BQK.

Ndërsa, sipas BQK-së deri në shtator të këtij viti kishte deficit tregtar në vlerë 3.29 miliardë euro, që është për 4.8 për qind më lartë se vitin e kaluar.

“Bilanci tregtar në mallra deri në shtator të këtij viti kishte deficit në vlerë 3.29 miliardë euro, që është për 4.8% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në raportin për statistikat e bilancit të pagesave për muajin shtator 2023.

Go to TOP