Ramushi lartëson figurën e Ferrit: Gjithë jetën e tij krijoi vepra për ngritjen e kombit tonë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se, Rexhep Ferri ka krijuar gjatë gjithë jetës së tij, vepra që lartësojnë mbiemrin e tij, emrin, familjen dhe kombin. Ai edhe ka vizituar familjen e akademikut pas ndarjes nga jeta.

Ndër të tjera ai thotë se shqiptarët nëpër shekuj i mbijetuan pushtuesve dhe arritën të dëshmojnë vlerat jo vetëm kombëtar.

“Shqiptarët nëpër shekuj i mbijetuan pushtuesve dhe arritën të dëshmojnë vlerat jo vetëm kombëtare”, shkroi Haradinaj në Facebook.

“Akademik Rexhep Ferri gjatë gjithë jetës së tij krijoi vepra që lartësojnë mbiemrin e tij, emrin, familjen dhe kombin tonë. I përhershëm kujtimi për Akademik Rexhep Ferrin!”.

Go to TOP