Rama nis përgatitjet për zgjedhje me moton “Krenarë Për Shqipërinë”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njofton bashkatdhetarët në Greqi, se në 12 maj do të jetë në Athinë, ku do të zhvillojë një takim me ta, në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Rama në një postim në Facebook, tha se më 12 maj nis nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë “Krenarë Për Shqipërinë”.

“MIRËMËNGJES, dhe me një kujtesë për ata ndër ju që janë në Greqi, se në 12 maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë “Krenarë Për Shqipërinë”, ku do të ishte kënaqësi e posaçme të takoheshim, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Një nga arsyet e këtij turi, shkruajnë mediat vendore, është për t’ju bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në diasporë që të kthehen për të jetuar dhe investuar në Shqipëri. /Kosova.info/

Go to TOP