Rama: Mirënjohje mësuesve të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, ka shprehur mirënjohje dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë, të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë.

Rama, në një postim në Fascebook, ka uruar të gjithë mësuesit me këngën “Himnin e Mësuesit”.

“MIRËMËNGJES .. dhe duke ju uruar Gëzuar 7 Marsin me “Himnin e Mësuesit”, kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe kori i Liceut Artistik, me mirënjohjen më të thellë dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë, të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ndryshe, sot është 7 Marsi – Dita e Mësuesit. Kjo ditë përkujton 7 marsin e 1887, kur u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja kombëtare shqipe. /Kosova.info/

Go to TOP