Rama merr pjesë në prezantimin e librit të Abazoviqit: Dritani nuk është vetëm, na ka ne!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e librit të kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq “Kritika e etikës globale” në Tiranë.

Në fjalën e tij Rama tha se ai nuk promovon librin por mesazhin e dhënë prej Abazoviq, ku theksohet se në ditët e sotme forcat kundërvepruese ndaj urtësisë shtohen përditë, ndërkohë që urtësia sa vjen e zvogëlohet.

“Do ishte mungesë sinqeriteti tu thoja se kam lexuar librin, se kam lexuar por ka qenë një surprizë shumë e bukur. Se dija se Dritani ishte kaq thellë në këtë fushë dhe kaq serioz në këtë reagim. Unë jam këtu për tu thënë dy fjalë të cilat nuk do të jenë domosdoshmëritë për librin por për autorin dhe shpresojmë se do t’ju ndihmojmë të jene më të nxitur që të merrni she ta lexoni librin”, tha Rama.

“Libri fillon me një copëz të shkëputur nga Fausti i Gëtes. Mishërimi i kësaj kredoje i kredos së veprimit. Më duhet ta them që unë jam shumë i privilegjuar dhe kështu do të ndihet çdo njëri. Është një privilegj të jesh mik me një person i cili është një fenomen në politikën ballkanike. Është një fenomen i veçantë dhe i pakrahasueshëm me askënd tjetër”, shtoi kryeministri.

“Falë veprimit ka arritur të guxojë në diçka që unë nuk di dikë tjetër të ketë guxuar në krijimin e një lëvizje politike e cila është përtej etike. Ka krijuar një hapësirë ku pavarësisht përkatësisë etnike njerëzit bashkohen si qytetarët të të njëjtit vend. Dritani përputh përmes veprimit sensin e tij etik ndaj problemeve të shoqërisë dhe të ardhmes duke u ngritur me shumë guxim përmbi dasitë dhe duke ndërtuar një urë”, tha Rama.

“Forcat kundërvepruese ndaj urtësisë shtohen përditë, është urtësia ajo që zvogëlohet mbase duke u transformuar në një kapacitet tjetër. Ashtu sikurse forcat e interesave që ndërthuren në arenën e luftës së përditshme politike janë shumë për të qenë lehtësisht të pakapërcyeshme në raport me parimet dhe idealet që njerëzit qëndrojnë në arenë”, tha më tej kryeministri.

“Në fund të librit ka një tjetër citim që është vazhdimi i asaj që unë thashë, i referohet Pierre Ados, duke thënë: Tani nuk më shkolla nuk ka as dogma, filozofi ka mbetur vetëm si do ta gjejë udhën e vetë? Dritani nuk është vetëm, na ka ne! Dritani ka shpresën të cilën ai e mishëron më së miri si një fenomen politik unikal në rajonin tonë, që ka zgjedhur rrugën më të vështirë, por për faktin që ka zgjedhur këtë rrugë ka ndjekës dhe mund të ketë edhe më shumë”, shtoi kryeministri.

Rama në përfundim të fjalës së tij e uroi Abazoviqin për rritjen e forcimin e partisë së tij, por dhe për mesazhet e bashkimit që përcjellë.

“Gjithmonë ka njerëz që presin zgjidhje të ndryshme nga ato që i janë ofruar. Dritan të uroj nga zemra që t’i të vazhdosh të mbetesh garant i “Urës” dhe “Ura” të bëhet gjithmonë e më e gjerë edhe të rrezatojë dhe jo vetëm elektoralisht, por të rrezatojë rajonalisht ku të tjerë ta gjejnë veten për të ndërtuar të tjera ura”, tha Rama. 

Go to TOP