Quni kundër deklaratave për votën e tij: Një herë LDK, gjithmonë LDK

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka reaguar pas deklaratave të bërë nga gazetari Berat Buzhala në emisionin e T7, ku emri i tij u përmend si një deputet i mundshëm që mund të votojë për Qeverinë Kurti 3 duke shkelur qëndrimin zyrtar të partisë.

Në reagimin e tij, Quni thekson se nuk është i drejtë që të spekulohet për votën e tij dhe se nuk ka asnjë mundësi që ai të ndryshojë qëndrim: “Në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht, unë, Anton Quni, nuk do të ndryshoj anë, e as nuk do të votoj në të kundërtën e vendimit të Kryesisë së LDK-së. Qëndrimi im është dhe mbetet i palëkundur, në përputhje të plotë me vendimmarrjen e strukturave të partisë sime,” thekson Quni.

Ai shton se deklarimi i Buzhalës mund të ketë qenë i pamenduar ose me qëllim të caktuar, por qëndrimi i tij politik mbetet i qartë dhe i palëkundur.

“Një herë LDK, gjithmonë LDK!” përfundon reagimi i deputetit Anton Quni duke e konfirmuar mbështetjen e tij të plotë ndaj vendimeve të partisë. /Kosova.info/


Go to TOP