QKMF-ja në Fushë-Kosovë pa radiologë e pa shërbime të mamografisë dhe ultrazërit

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë as nuk ka dhe as nuk pasur ndonjëherë radiologë, pos dy teknikëve të radiologjisë përmes të cilëve ofrohen shërbimet bazike për qytetarët, madje pa termine dhe brenda ditës.

Mirëpo, në mungesë të specialistit të radiologjisë në QKMF-në e Fushë-Kosovës nuk ofrohen shërbime të ultrazërit dhe mamografisë.

Mungesën e një specialisti të tillë e arsyetojnë edhe me numrin e kufizuar të stafit, derisa aktualisht po zhvillohen procedurat për rekrutimin e një radiologu.

Me punësimin e radiologut, sipas kryeshefit Mustafë Gashi, do të zhvillohet si shërbim i veçantë ultrazëri si dhe do të rriten konsultimet e shërbimet tjera.

Go to TOP