Qeveria mbështet të nismat, të cilat minimizojnë evazionin fiskal

Në Administratën Tatimore të Kosovës u mbajt takimi mes Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik dhe ATK-së, ku u diskutua për sfidat dhe mundësitë në luftën kundër korrupsionit përmes hetimeve tatimore.

Në këtë takim përfaqësuesit gjerman theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të luftuar fenomenin e korrupsionit, duke e vlerësuar ATK-në si një partner të rëndësishëm në këtë fushë.

Nga ana tjetër, zv. Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Nijazi Asllani përmendi angazhimet dhe progresin e deritanishëm të ATK-së në luftën kundër korrupsionit, duke premtuar vazhdimin e përpjekjeve për të forcuar kapacitetet dhe për të arritur rezultate të dukshme në këtë drejtim.

Në këtë takim ishte edhe Luan Dalipi Shef i Kabinetit në zyrën e Kryeministrit të Kosovës, si dhe Tienmu Ma këshilltar i kryeministrit,  të cilët thanë se qeveria mbështet të gjitha nismat, të cilat minimizojnë evazionin fiskal dhe korrupsionin.

“Takimi u vlerësua si një hap pozitiv në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Administrata Tatimore e Kosovës falënderon shtetin gjerman, i cili përmes organizatës GIZ ka ndihmuar ATK-në që të reformohet dhe të jetë një institucion i krahasuar me vendet e zhvilluara të Evropës”, njofton ATK. /Kosova.info/

Go to TOP