Makina godet një këmbësor në Lluzhan të Podujevës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi dyshohet se nga pakujdesia e ka goditur me makinë një këmbësor.

Siç njofton Policia, viktimës i janë ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Rasti ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës më 29.04.2024 rreth orës 20:10.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Kosova.info/

Go to TOP