Punëtorët teknik të shkollave protestojnë të premten para Komunës së Prishtinës

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka njoftuar se të premtën do të protestojnë punëtorët teknik të disa shkollave të Prishtinës si dhe sigurimi fizik.

Ata do të protestojnë para Komunës së Prishtinës për rritje page.

“Sot u mbajt takimi me kryetar të shoqatave sindikale të punëtorve teknik të disa shkollave të Prishtinës dhe qmf dhe atyre të sigurimit fizik që menagjohen nga kompanitë private ,ku u mor vendim që të premtën të protestohet para Komunës së Prishtinës , për rritjen e pagave”, shkroi ai.

Go to TOP