Punëtorët e Trainkos-it protestojnë sërish, kërkojnë rritjen e pagave
Punëtorët e Trainkos-it kanë protestuar sot sërish duke kërkuar rritjen e pagave.
Për një orë, ata e kanë ndërprerë punën duke shprehur pakënaqësinë në lidhje me pagesën e tyre.
Sindikata e kësaj ndërmarrje, më 29 prill, i kishte dërguar një letër zyrtare menaxhmentit dhe Ministrisë së Ekonomisë, duke e paralajmëruar këtë veprim.
Fillimisht, një protestë ishte mbajtur më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Kjo protestë zgjati për 15 minuta, duke treguar zhgënjimin për mosrritjën e pagave për 15 vite.
