Pse nuk u takuan Kurti dhe Rama? flasin nga qeveria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, u takua sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani.

Ky takim u realizua në vigjilje të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Rama po ashtu mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me temën “Rugova dhe perëndimi”.

Por, ai nuk u takua me kryeministrin Albin Kurti.

Rreth kësaj për Klankosova.tv ka folur zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.

Kryeziu tha se Rama po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet.

“Në anën tjetër, Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor. Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor”, tha Kryeziu.

Ai theksoi se kryeministri shqiptar “është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore. Urojmë që vjen në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës”.

Go to TOP