Programet edukative nga ETEA u zhvillojnë fëmijëve mendimin kritik

“Filozofia për fëmijë” është programi në të cilin fëmijët mësojnë mbi botën fizike dhe psikike përmes lojërave, filmave e debateve të cilat janë të strukturuara në ndikimin e hapjes së mendjes dhe zhvillimin e mendimit kritik që në moshën e hershme.

Ngjarje të tilla realizohen tani e tre vjet nga qendra “Libart” në organizatën joqeveritare “ETEA”.

Teknologjia është njëri nga modulet e programit  “P4C – Filozofia për fëmijë” nëpërmjet të cilës organizata joqeveritare ETEA në qendrën “Libart” mundëson marrjen e njohurive nga fëmijët për njohjen, logjikën, etikën, multikulturalizmin.

Fëmijë të moshës 8 dhe 9 vjeç para mentorit shpalosin njohurit të cilat i marrin mbi teknologjinë. Modulet e programit që u pëlqyen nga fëmijët ishin të ndryshme.

Me këtë program fëmijët mësojnë të trajtojnë idetë dhe konceptet themelore të filozofisë përmes diskutimeve dhe aktiviteteve.

“Ne e aplikojmë një metodë ku nuk ligjërojmë për fëmijët ose punojmë me historinë e filozofisë por me të filozofuarit në kuptimin e asaj se bazohemi prej ideve spontane të fëmijëve dhe pyetjeve të fëmijëve”, tha për RTK, Taulant Gashi, mentor i programit “P4C – Filozofia për fëmijëve”

Drejtues të qendrës “Libart” në organizatën joqeveritare “ETEA” kërkojnë që ky program të jetë edhe pjesë e shkollave si pjesë jashtë kurrikulare.


Go to TOP