Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Haradinaj: Ky gjykim po i bëhet Kosovës

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është gjykim që po i bëhet Kosovës.

Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Haradinaj ka kritikuar Gjykatën Speciale për padrejtësisë që ua ka bërë ish-krerëve të UÇK-së.

“Absolute të dyshojë te jem më skeptik në këtë kuptim, sepse burimi i kësaj gjykate ka qenë i pari i drejtuar politikisht dhe armiqësor ndaj Kosovës. Këtë e kemi të gjithë të qartë. Mirëpo faktet janë në anën tonë, fatmirësisht në anën e Kosovës, sepse këtu mos harroni ky gjykim i bëhet Kosovës. Ata janë individë, siç e tha, i kanë zgjedhur katër duke menduar t’i përfaqësojnë më mirë dhe në këtë kuptim unë mendoj që faktet janë aq të dukshme”, ka thënë ai.

Go to TOP