“Prishtina, testi që (s)’ do ta shkundë LDK-në”

Shkruan: Fatos AZEMI

Prishtina ia mundësoi Isa Mustafës ardhjen në krye të LDK-së, sepse ai e fitoi besimin e qytetarëve me punë e rezultate. Me të drejtë mbetet një prej kryetarëve më të suksesshëm që ka pasur kryeqyteti.

Sot historia po përsëritet, por në kushte tjera. Përparim Rama, përkundër shumë pengesave – madje edhe nga brenda partisë – ka arritur të bëjë punë të mira në Prishtinë dhe të sjell frymë të re në qeverisjen lokale.

Por zgjedhjet që po afrohen janë shumë më tepër se një garë për kryetar komune. Ato janë një provë për LDK-në dhe për kryetarin e saj aktual.

Nëse humbet Prishtinën, humb vetë Lumiri si kryetar i LDK-së.

Nëse e fiton Përparim Rama, mesazhi është i qartë: qytetarët, e sidomos prishtinasit, po kërkojnë një lider të ri në krye të LDK-së.

Prandaj Lumiri sot është në mes të dy zjarreve – o e humbi, o e fitoi. Në të dy rastet, Prishtina përcakton fatin e LDK-së.

E them këtë më lirshëm, sepse më nuk jam pjesë e LDK-së – jo me dëshirë, por me bindjen se aty ku mungon debati dhe përgjegjësia, aty nis rënia.

LDK-ja ka nevojë për reflektim të thellë, sepse Prishtina gjithmonë ka qenë pasqyra e saj e vërtetë.

“Partitë ndryshojnë, njerëzit ndryshojnë – por Prishtina gjithmonë mbetet vendi ku matet forca dhe karakteri i çdo lideri.”

Me respekt,

Fatosi,

PS: jam ne hallë se kend me votu në ballotazh 🤷‍♂️


Go to TOP